Gazetari Julian Kasapi tregoi sot në Open emrin e të vetmit shqiptar të mbetur gjallë nga lufta e drogës në Ekuador.
Ai tha se shqiptarët kanë zgjedhur tregun latin për shkak të pasurimit të shpejtë, ama rreziku është më i madh.
“Është mënyra më e mirë për të bërë para sa më shpejt, e ku ka më mirë se në vendet e origjinës sic është Amerika Latine. Duke pasur parasysh çmimin, por ka një kosto të madhe".
"Rreziku është i madh atje. Mbesin gjithmonë viktima. Remzi Azemi është i vetmi shqiptar që ka shpëtuar gjallë, dhe është shfaqur atje si investitor,” tha Kasapi.