I gjithë vendi është përfshirë nga temperatura të ulëta, që pritet të vijojnë edhe disa ditë.
Meteorologia Lajda Porja ka theksuar se dita e nesërme do të jetë më e ftohta, duke kulmuar deri në -15 gradë.
25 Janari pritet në këtë mënyrë që të jetë edhe dita më e ftohtë e vitit.
“Ishte parashikuar që në mesin e dhjetorit për këtë valë të ftohtë. Kjo valë ishte e pamundur që të mos e prekte Shqipërinë. -15 gradë në Peshkopi.
Nesër do jetë dita më e ftohtë, duke kulmuar -15 gradë. Veri verilindje, Kukësi, Hasi, Bulqiza, Librazhdi duke zbritur më pas në të gjithë qarkun e Korçës”, tha ajo.
Në tabelën e mëposhtme janë paraqitur rekordet e të ftohtit ndër vite. Porja tha se ky vit nuk thyen asnjë rekord, por ngjan me episodin e 2017.
“Tirana është temperaturë ekstreme që nuk është shënuar përveç 68. Zonat verilindore kanë shënuar -22 gradë, rekord që nuk është thyer. Ky episod është i ngjashëm me 2017, është episod që nuk thyen rekorde historike”.