Deputeti i PD-së Edmond Spaho, mes ironisë pohoi se kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, foli në emër të Bashës.
Spaho tha se shqiptarët e shohin se si janë të lidhur njëri me tjetrin.
“Zoti Balla bëni mirë që flisni në emër të Lulit kur nuk është në sallë. Ai ka nevojë që ta mbështesni, se pa ju s’ja del dot.
Pavarësisht ndonjë finde që bën në fund, fjalimin e kishit në emër të tij. Vazhdoni se kështu do e shohin shqiptarët se si jeni të lidhur njëri me tjetrin.”, tha Spaho.