Kryeministri Edi Rama ka debatuar me gazetarin Robert Rakipllari.
Debati filloi kur ai e pyeti përse nuk e njeh Bashën si kryetar të PD-së, ndërkohë që e ka njohur Uashingtoni dhe gjykata.
Rama tha se nuk mund të pranojë që në 1 mijë e disa karrige mund të ulen 5 mijë veta.
Pjesë nga debati në Open
Rakipllari: SHBA-të e kanë bërë disa herë të qartë, edhe Escobari që njohin një kryetar opozite që është Lulzim Basha, ju thoni nuk e njihni.
Rakipllari: Gjykata e njeh, SHBA e njeh, ju e njihni?
Rama: Tani dola edhe unë anti-amerikan. Çfarë amerikani mund të jem unë po pranova që në 1 mijë e ca karrige ulen 5 mijë veta.
Rakipllari: Edhe foltorja këtë thotë.
Rama: Foltorja ka punën e vet, unë kam punën time. Edhe Loro Boriçi u tha kinezëve “shiu ka punën e vet, unë kam punën time”.