Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një përleshje me thika mes tyre.
Ngjarja ka ndodhur në Berat.
Dy personat janë konfliktuar me grushte fillimisht me njëri-tjetrin dhe më pas janë goditur me thika.
Artur Gjata dhe Ervis Kanani kanë marrë plagë të shumta dhe janë transportuar në Spitalin e Beratit.
Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.