Vijon puna për kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.
Një 48-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia është arrestuar nga policia e Durrësit me qëllim ekstradimi.
Saimir Gjepali, banues në Shijak, ishte dënuar nga Gjykata e Milanos, Itali, me vendimin e datës 24.02.2011, me 24 vjet e 2 muaj burg për veprat penale "Pjesëmarrja në organizatë kriminale" dhe "Trafikimi i lëndëve narkotike".
Në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane vijon puna për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.