Aksident në Vlorë/ Makina humb kontrollin, përplaset me pompën e benzinatos së karburantit

Shqipëria

Aksident në Vlorë/ Makina humb kontrollin, përplaset me pompën e benzinatos së karburantit

Më: 29 janar 2022 Në ora: 19:23
Foto ilustrim

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Vlorës.

Policia bën me dije se rreth orës 18:20, në autostradën Vlorë-Fier, pranë një  karburanti automjeti tip “Benz”,  me drejtues shtetasin F. Xh., ka humbur kontrollin  dhe është përplasur me pompën e benzinatos së karburantit,  ku  si pasojë e përplasjes  është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, shtetasi G. B.,   të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Vlorë/Informacion paraprak

Me datë 29.01.2022,  rreth orës 18:20, në autostradën Vlorë-Fier, pranë një  karburanti automjeti tip “Benz”,  me drejtues shtetasin F. Xh., ka humbur kontrollin  dhe është përplasur me pompën e benzinatos së karburantit,  ku  si pasojë e përplasjes  është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, shtetasi G. B.,   të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat