Ka nisur me vonesë procesi i votimit për primaret e Komisionit të Rithemelimit të PD-së në Vorë. Në këtë bashki pritet të votojnë 1400 anëtarë të Partisë Demokratike.
“Euronews” raporton se pas një ndërprerje të shkurtër, aktualisht procesi i votimit vijon normalisht .
Sot po votohet për 2 kandidatë në këtë bashki, Luan Beta dhe Lulzim Vrana.
Anëtarët e komisionit të votimit deklaruan për Euronews Albania se procesi i votimit mund të vijojë edhe pas orës 17:00 nëse do ketë demokratë që presin në radhë për të shprehur vullnetin e tyre.