“Nëse Rusia pushton më tej Ukrainën…”, ambasada e SHBA në Tiranë publikon mesazhin e Joe Biden

Shqipëria

“Nëse Rusia pushton më tej Ukrainën…”, ambasada e SHBA në Tiranë publikon mesazhin e Joe Biden

Më: 30 janar 2022 Në ora: 10:08
Joe Biden

Ambasada e SHBA në Tiranë publikon mesazhin e Presidentit amerikan, Joe Biden, lidhur me situatën e tensionuar në Ukrainë.

Në mesazhin e publikuar nga ambasada amerikane, Presidenti Biden zbulon një pjesë të bisedës së tij telefonike me homologun ukrainas, ku i ka ofruar mbështetjen e SHBA, nëse Rusia pushton Ukrainën më tej.

“Fola me presidentin ukrainas Zelenskyy për të diskutuar përpjekjet tona të koordinuara diplomatike dhe për të rikonfirmuar mbështetjen tonë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Ne do të përgjigjemi me vendosmëri – së bashku me aleatët dhe partnerët tanë – nëse Rusia pushton më tej Ukrainën”, ka thënë Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat