Aksident i rëndë në aksin Rrogozhinë-Peqin, 2 persona në gjendje të rëndë

Shqipëria

Aksident i rëndë në aksin Rrogozhinë-Peqin, 2 persona në gjendje të rëndë

Më: 30 janar 2022 Në ora: 16:22
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Rrogozhinë-Peqin. Si pasojë e përplasjes së fortë 2 persona ndodhen në gjendje të rëndë.

Përplasja ka ndodhur mes një mjeti tip Reno dhe një makinë tjetër.

Aktualisht aksi ku ka ndodhur aksidenti është i bllokuar dhe policia rrugore ka devijuar trafikun.

Në vijim pritet të zbardhen të tjera detaje mbi aksidentin se si ka ndodhur dhe cilat janë shkaqet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat