Votimi për përzgjedhjen e kandidatëve të Grupit të Rithemelimit të PD-së për zgjedhjet e 6 marsit ka përfunduar në Dibër, Durrës dhe Vorë.
Tashmë votimi vijon në bashkitë, Rrogozhinë, Shkodër dhe Lushnjë, ndërsa në bashkitë që ka përfunduar votimi ka filluar numërimi i votave.
Nga të dhënat paraprake, rezulton që pjesëmarrja në votime ka qenë edhe më e lartë se në referendumin e datës 18 dhjetor 2021.
Komisioni i Rithemelimit çeli votimin në orën 8:00 për primaret në të gjashta bashkitë, Durrës, Vorë, Rrogozhinë, Shkodër, Dibër, Lushnjë përzgjedhjen e kandidatëve të zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit.
Grupi i ish-kryeministrit Sali Berisha ftoi anëtarët e PD në degët Dibër, Durrës, Lushnjë, Rrogozhinë, Shkodër dhe Vorë që të bëhen pjesë e procesit të votimit në primare “si ushtrim i demokracisë, si proces përbashkues, për një Parti Demokratike më të fortë, më të bashkuar”.
Kandidatët në primaret e Komisionit të Rithemelimit të Berishës janë:
Kandidatët në primaret e Komisionit të Rithemelimit të Berishës janë:
DIBËR:
Behar Baudin Dema, ekonomist
Dafina Bajram Muda, psikologe
Premtim Riza Kryemadhi, arsimtar
DURRËS:
Ardian Mihal Muka, inxhinier urbanist
Silvja Xhemal Gjepali, IT
LUSHNJË:
Arben Ibrahim Zaimi, jurist – avokat
Elton Ilir Bano, jurist – avokat
Eurion Ylli Iljazi, arsimtar edukimi fizik
Indrit Hysen Qerimi, arsimtar edukimi fizik.
RROGOZHINË:
Eqerem Ymer Deliu, ekonomist
Hajrulla Muharrem Tafa, arsimtar
Hekuran Selman Xhani, mjek veteriner
Sokol Xhemal Gosa, arsimtar histori gjeografi
Vladimir Selman Manushi, mjek dentist
SHKODËR:
Alfred Ernest Kocobashi, jurist
Arben Xhavid Maliqi, jurist
Astrit Myfid Bushati, Jurist
Bardh Ali Spahia, Mjek
Irena Lodovik Shestani Shala, mjeke
Irma Musa Kopliku Alushi, pedagoge matematike
VORË:
Luan Gani Beta, Inxhinier
Lulzim Sefer Vrana, Ekonomist.