Përfundon votimi në Durrës, shpallet fitues si kandidat me 1546 vota Ardian Muka

Shqipëria

Përfundon votimi në Durrës, shpallet fitues si kandidat me 1546 vota Ardian Muka

Më: 30 janar 2022 Në ora: 18:21
Ardian Muka

Ka përfunduar votimi i primareve të PD-së për zgjedhjen e kandidaturave për zgjedhjet e 6 marsit edhe në qytetin e Durrësit.

Kështu, Ardian Muka ka fituar primaret e anëtarësisë së Partisë Demokratike në Durrës. 

Muka ka arritur të sigurojë 1546 vota, përballë 373 votave të kandidates tjetër, Silvja Gjepali, ndërsa 11 vota janë shpallur të pavlefshme. 

Pak më herët u shpall fituesi i primareve edhe në Vorë ku kandidati fitues me 277 vota Lulzim Vrana.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat