“Basha i përfshirë në aferën e Portit të Durrësit” PD-Berishës: Shpifje nga i shpalluri non grata

Shqipëria

“Basha i përfshirë në aferën e Portit të Durrësit” PD-Berishës: Shpifje nga i shpalluri non grata

Më: 30 janar 2022 Në ora: 18:27
Ilustrim

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me deklaratat e sotme të ish-kryeministrit Sali Berisha nga Foltorja e Vaut te Dejës, se Basha është i përfshirë në aferën e Portit të Durrësit me Ramën.

PD shkruan se shpifjet dhe gënjeshtrat e Berishës vazhdojnë dhe se ai mund të dalë dhe të thotë se Basha ishte përgjegjës edhe për '97-tën.

PD shton se këto shpifje bëhen sepse Sali Berisha është i shpallur non-grata për korrupsion dhe se nëse zgjedh Ramën mban edhe Berishën.

PD: Shpifjet vazhdojnë. Ditë e re, gënjeshtër e re. Javën tjetër Berisha do thotë se Basha ishte përgjegjës edhe për '97! Gjithë këto gënjeshtra dhe shpifje bëhen sepse Sali Berisha është i shpallur non-grata për korrupsion. Mos harroni! Zgjidh Ramën dhe mban Berishën! Zgjidh Berishën dhe mban Ramën!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat