Zgjidhet edhe kandidati demokrat për Lushnjen në 6 marsi, Elton Bano merr 671 vota

Shqipëria

Zgjidhet edhe kandidati demokrat për Lushnjen në 6 marsi, Elton Bano merr 671 vota

Më: 30 janar 2022 Në ora: 19:34
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në primaret për zgjedhjet e 6 marsit në Lushnje si kandidat i Komisionit të Rithemelimit të PD-së ka fituar Elton Bano.

Elton Bano ka marrë  671 vota, ndërkohë kandidatët e tjerë kanë arrë përkatësisht: Arben Zaimi, 240 vota, Erion Iljazi, 49 vota dhe Indrit Qerimi, 92 vota.

Pjesëmarrja e anëtarësisë së PD në primaret e Lushnjes ka qenë ndër më të lartat. 

Nga 1920 anëtarë që ka dega e PD në Lushnje, sot votuan 1056 prej tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat