Ka përfunduar edhe në Shkodër numërimi i votave të primareve për zgjedhjen e kandidatit për kreun e bashkisë Shkodër më 6 mars.
Kështu, Bardh Spahia ka fituar primaret në Shkodër, i cili ka marrë 1011 vota në total, kurse Astrit Bushati 202 në total.
Ndërkohë, në një prononcim Bardh Spahia iu ka bërë thirrje demokratëve dhe shkodranëve që t’i kthejnë fytyrën e vërtetë Shkodrës.
Bardhi: Iu bëj thirrje demokratëve dhe qytetarëve shkodranë që të më votojnë, për ndryshim të Shkodrës dhe të Shqipërisë. Do bëjmë ndryshimet e shumëpritura në Shkodër e në mbarë vendin. Të rinj dhe të moshuar të bashkohen me ne, për të ndryshuar realitetin e krijuar nga qeveria e sotme.