Mirëmbajtja e kësaj rruge i kushton buxhetit të shtetit 19 milionë e 205 mijë Euro për 5 vite, por gjendja e aksit dëshmon neglizhencën nga kompania mirëmbajtëse. Aksi Skuraj-Burrel është kthyer në rrezik serioz për udhëtarët. Problematika më e madhe është pranë Shkopetit nga rënia e gurëve.
Këto gurë kanë rënë nga mali përgjatë aksit rrugor Skuraj-Burrel.
Kjo situatë është e vazhdueshme sidomos gjatë stinës së dimrit duke u kthyer në rrezik serioz për përdoruesit e rrugës.
Problematika më madhe është në zonën e quajtur sektori C pranë Shkopetit.
Gjithashtu rruga ka pësuar shembje në disa vende dhe kalimi bëhet vetëm në njërin kah.
Drejtuesit e mjeteve thonë se lëvizja përgjatë këtij aksi është e rrezikshme.
"Rrëshqasin. Firma duhet të bëjë më shumë për këtë rrugë."
"E njoh rrugën, gjithmonë ec avash-avash."
"Duhet të ndërhyjnë menjëherë dhe këtë copë rrugë nuk duhet ta lënë copë-copë."
"E rrezikshme është, duhet mirëmbajtje. Ne taksat i paguajmë, të rregullt jemi. Është burim aksidenti me gurët që rrëshqasin."
Mirëmbajtja e kësaj rruge i kushton buxhetit të shtetit 19 milionë e 205 mijë Euro për 5 vite, por gjendja e aksit dëshmon neglizhencën nga kompania mirëmbajtëse.