Meta: Ekonomitë e Rajonit më tërheqëse për investitorët e huaj se Shqipëria

Shqipëria

Meta: Ekonomitë e Rajonit më tërheqëse për investitorët e huaj se Shqipëria

Më: 31 janar 2022 Në ora: 13:38
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta, thotë se ekonomitë e vendeve të rajonit janë shumë më tërheqëse për investitorët e huaj, pasi kanë një politikë më të qëndrushme krahasuar me Shqipërinë.

Sipas Metës, Maqedonia e Veriut e emetoi Eurobondin me normë interesi 1.65% ndërsa Shqipëria me normë interesi 3.75%.

“Ekonomitë e vendeve të rajonit janë shumë më tërheqëse për investitorët e huaj, të cilët kanë më shumë besim në politikat e qëndrueshme, që po zbatohen në këto shtete krahasuar me Shqipërinë.

Në vitin 2021, Maqedonia e Veriut emetoi Eurobondin me afat maturimi 10–vjeçar me normë interesi 1.625%, Serbia me normë interesi 1.65%. Ndërsa Shqipëria me normë interesi 3.75%”, shkruan Meta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat