Sali Berisha zyrtarizon koalicionin me LSI-në për zgjedhjet e 6 marsit në 6 bashki të vendit.
Ish-kryeministri tha se kandidatët e tij do të garojë si pjesë e një koalicioni me LSI-në, por edhe parti të tjera që janë në negociata lidhur me modalitetet.
Berisha: Ne marrim pjesë ne zgjedhje sepse bojkoti nuk është opsion për ne, sigurisht që do ketë një marrëveshje me një koalicion në përputhje me ligjin dhe do paraqitet edhe logoja të cilin çdo shqiptar e ka të qartë se logon tonë të vërtetë e ka konfisuar Rama, kjo nuk i pengon ata që ta shohin të shkruar në ballin e këtyre zotërinjve dhe të gjithë mbështetësve të kësaj partie. Do të regjistrohemi si koalicion me LSI-në.
LSI është pjesë e këtij koalicioni dhe po shikohen modalitetet që ka ligji, sepse ligji ka ca modalitete absurde. Po diskutojmë edhe me parti aleate, po negociohen. Ka një përcaktueshmëri ligjore sa duhet të jenë. Po merret një grup me këtë cështje.