Flakët nuk ndalen në Karaburun, digjen shkurret pranë antenave të kompanive celulare

Shqipëria

Flakët nuk ndalen në Karaburun, digjen shkurret pranë antenave të kompanive celulare

Më: 31 janar 2022 Në ora: 17:17
Foto ilustrim

Pjesa jugore e gadishullit të Karaburunit është përfshirë nga flakët prej disa orësh dhe zjarri ende nuk është neutralizuar ende.

Flakët po djegin shkurret në zonën pranë antenave të kompanive celulare.

Në vendngjarje ndodhen zjarrfikësit e Himarës të ndihmuar dhe nga ata të Vlorës.

Specialistët e zonave të mbrojtura shprehen se zjarri nuk rrezikon pyjet, pasi maja e malit është e mbuluar nga bora, që do të ndihmojë në shuarjen e flakëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat