Rama: Baza Ajrore e Kuçovës, rrit rëndësinë strategjike të Shqipërisë

Shqipëria

Rama: Baza Ajrore e Kuçovës, rrit rëndësinë strategjike të Shqipërisë

Më: 31 janar 2022 Në ora: 19:48
Baza Ajrore e Kuçovës

Kryeministri shqiptar Edi Rama publikoi sot pamje se si do të bëhet Baza Ajrore e Kuçovës.

Rama theksoi se kjo Bazë Ajrore i jep Shqipërisë një peshë të re strategjike në sigurinë evropiane.

“Ja si do të jetë Baza Ajrore e Kuçovës, e cila i jep vendit tonë një peshë të re strategjike në skakierën e sigurisë evropiane”, theksoi Rama.

“Nis investimi në Bazën ajrore të Kuçovës. Baza e Kuçovës do të shndërrohet në një bazë taktike të NATO-s. Ky investim rrit rëndësinë strategjike të vendit tonë”, thuhet në videon e publikuar nga Kryeministri Rama.

“Punimet parashikojnë ndërtimin e depove të armatimit, depot e karburantit, stacionit kundër avarive dhe zjarreve, rindërtimin e pistës dhe kullës së kontrollit”, theksohet më tej në video.

“Qeveria shqiptare mbulon shpronësimin, rrethimin e bazës, ndërtimin e rrugëve lidhëse si dhe linjat tërësisht të reja të energjisë elektrike, ujit dhe telefonisë”, thuhet në video.

Investimi në këtë bazë arrin vlerën e rreth 45,8 milionë eurove dhe punimet parashikohet të përfundojnë në vjeshtën e vitit 2023.
 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat