Aksident në Elbasan-Librazhd/ Humbin jetën burrë e grua. 4 të plagosur, mes tyre rëndë një fëmijë

Shqipëria

Aksident në Elbasan-Librazhd/ Humbin jetën burrë e grua. 4 të plagosur, mes tyre rëndë një fëmijë

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 12:28
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Elbasan-Librazhd mëngjesin e sotëm.

Aksidenti u shënua në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit, ndërsa mësohet se një automjet tip ML ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumin Shkumbin.

Policia dhe zjarrfikësja mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe bënë të mundur nxjerrjen e personave që udhëtonin me këtë automjet.

Deri më tani janë konfirmuar dy viktima, burrë e grua, ndërsa katër persona të tjerë janë të plagosur rëndë, në gjendje të rëndë për jetën. Një prej tyre është një fëmijë dhe ndodhet në gjendje kome në spitalin e Traumës në Tiranë.

Burime për Top Channel bëjnë të ditur se familja që ndodhej në automjet është nga Kukësi, ndërsa ende nuk dihen identitetet e tyre.

Këto janë pamjet që vijnë nga vendngjarja, ku shihet trupi i pajetë njërit prej personave që ndodheshin në mjet, brenda në ujërat e lumit Shkumbin.

“Rreth orës 09:10, në aksin  rrugor Elbasan-Librazhd, vendi “Kthesa e Murrashit” , ka dalë një mjet nga rruga dhe për pasojë ka rënë në Lumin Shkumbin. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat