Koalicion me Bashën për fitoren e PD në zgjedhjet e 6 marsit? Ja si përgjigjet Luan Baçi

Shqipëria

Koalicion me Bashën për fitoren e PD në zgjedhjet e 6 marsit? Ja si përgjigjet Luan Baçi

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 17:29
Luan Baçi

Deputeti i PD Luan Baçi ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni me Lulzim Bashën për të sjellë fitoren e PD.

Në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Besmira Pelushaj ai tha se në zgjedhjet e 6 marsit nuk do të bashkojnë votat, pasi sipas tij ky i fundit nuk ka mbështetës.

Luan Baçi: E para e punës jemi në zgjedhjet lokale dhe nuk jemi në zgjedhjet e përgjithshme për të bërë koalicion. Nuk ka lidhje me koalicion. Çfarë votash të bashkosh me Bashën? Nuk ka vota Basha, nuk ka mbështetës. Ai kërkon që të gjejë një individë që për shumë detyrime apo interesa që mund të ketë ndaj Bashës të pranojë të kandidojë në këto bashki.

PD: Sot Sali Berisha u strehua te partia e Ilir Metës, nëse zgjidhni ata të dy merrni edhe Ramën

Ai tha se askush nuk do të pranojë të jetë kandidat i Bashës në zgjedhjet e 6 marsit, pasi sipas tij çdo kush është i vetëdijshëm se ka përballë të gjithë forcën e PD.

Luan Baçi: Por  është e pamundur sepse çdo njeri është i përgjegjshëm që do të jetë përballë të gjithë anëtarësisë. Pesha e çdo kandidati që do të nxjerrë Basha si kandidat i PD do të jetë shumë e vogël, e papërfillshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat