PD: Sot Sali Berisha u strehua te partia e Ilir Metës, nëse zgjidhni ata të dy merrni edhe Ramën

Shqipëria

PD: Sot Sali Berisha u strehua te partia e Ilir Metës, nëse zgjidhni ata të dy merrni edhe Ramën

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 17:32
Ilustrim

Përmes një postimi në Facebook Partia Demokratike shkruan se sot Sali Berisha u strehua te partia e Ilir Metës, e po i përdor demokratët për hallet e tij dhe të ilir Metës.

Në postim theksohet se demokratët e kanë kuptuar se Sali Berisha dhe Ilir Meta po i përdorin, prandaj çdo ditë demokratët po distancohen nga farsa Berisha.

PD: Shqipëria duhet të ndahet nga politika e vjetër që gjithçka e ka në funksion të interesave personale të politikanëve. Sot Sali Berisha u strehua te partia e Ilir Metës, e po i përdor demokratët për hallet e tij dhe të ilir Metës.

Demokratët e kanë kuptuar se Sali Berisha dhe Ilir Meta po i përdorin, prandaj çdo ditë demokratët po distancohen nga farsa Berisha. Tashmë jo vetëm për demokratët, por për të gjithë shqiptarët është e qartë se nëse zgjedh Berishën e Metën merr Ramën, nëse zgjedh Ramën merr Berishën dhe Metën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat