Ka rinisur në Gjykatë Kushtetuese seanca maratonë për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Ne gjykate është depozituar një autorizim i Kuvendit për Erind Merkurin që të përfaqësojë Kuvendi.
Presidenti i Republikës është kundër propozimit që Kuvendi ka zgjedhur Erind Merkurin si ekspert të Komisionit parlamentar.
“Një autorizim i Kuvendit që mban datën e sotme me të cilën autorizohet zoti Erind Merkuri që së bashku ose veç e veç të përfaqësojë Kuvendin në shqyrtimin e kërkesës së Kuvendit me objekt shkarkimin e Presidentit. Administrohet në gjykim dhe mund të jepet për ta parë”
Shkarkimi i Presidentit Meta/ Gjykata Kushtetuese i drejtohet mazhorancës me pyetje! Kuvendi kërkon 2 orë kohë për përgjigjet! Ndërpritet seanca, ja kur rinis
Relatori i çështjes për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, Përparim Kalo i është drejtuar përfaqësuesve të Kuvendit dhe mazhorancës me një sërë pyetjesh për çështje procedurale.
Gjatë seancës në Gjykatën Kushtetuese, Kalo ka kërkuar sqarim mbi një sërë çështjesh, që nga ngritja e Komisionit Hetimor parlamentar për shkarkimin e kreut të shtetit, e deri tek pretendimi i mazhorancës për përfshirjen e Metës në veprimtari zgjedhore gjatë 25 prillit.
“Pse konsiderohet veprimtari zgjedhore angazhimi i presidentit? Kalo: A mund ta sqaroni bazën ligjore mbi te cilët është ngritur komisioni hetimor? A është e detyrueshme prania e presidentit ne procedurat përkatëse, ne komisionin e ligjeve, atë hetimor dhe seance plenare? A mund te shtyhej afati për te mundësuar dëgjimin e presidentit? A janë respektuar afatet dhe rregulloret për përcaktimin e seancës për shkarkimin e presidentit? Ne raportin e komisionit hetimor flitet për një numër shkeljesh te renda ndërsa përdoret njëjësi. Cili ka qene qëllimi i përdorimit te njëjësit ne raport? Ne zbatimin e dispozitave kushtetuese ligjvënësi shfaqet dhe si interpretuesi i pare i shkeljes por a janë përdorur metoda te tjera për t’i evidentuar këto shkelje? Cilat janë interesat e presidentit?”, janë disa nga pyetjet e Kalos.
Lidhur me këto pyetje, përfaqësuesit e Kuvendit kërkojnë 2 orë kohë për t’iu dhënë përgjigje. Duke u nisur nga këto kërkesa, trupa gjykuese vendosi ndërprerjen e seancës gjyqësore. Mësohet se seanca do të rifillojë në orën 17:30.
Prej orës 10:00 të mëngjesit të sotëm vijon seanca në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Përfaqësuesit e Kreut të Shtetit kanë kërkuar përjashtimin e 3 gjyqtarëve, Përparim Kalo, Fiona Papajorgjit dhe Vitore Tushes nga trupi gjykues. Kjo kërkesë e Kreut të Shtetit është hedhur poshtë nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.
Ndër të tjera, përfaqësuesit e Metës vunë në dyshim legjitimitetin e Kuvendit, duke theksuar se vendimi i marrë nga legjislatura e vjetër duhet të konfirmohet sërish nga Parlamenti i ri me 2/3 e votave. Pra pala e presidentit pyet nëse është vullneti i Parlamentit të ri i njëjtë me atë që kishte Parlamenti i vjetër.