Aksident në Tiranë, makina përplas një vajzë dhe largohet nga vendi i ngjarjes

Shqipëria

Aksident në Tiranë, makina përplas një vajzë dhe largohet nga vendi i ngjarjes

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 19:48
Foto ilustrim

Një kalimtare është përplasur nga një automjet tip “Benz” në Unazën e Tiranës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Piramidës, ku siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme e reja  qëndron e shtrirë në asfalt duke marrë ndihmën e parë mjekësore nga kalimtarë të rastit, deri në ardhjen e ambulancës.

Makina e cila e ka aksidentuar, një Benz ngjyrë gri, është larguar në mënyrë të menjëhershme nga vendngjarja.

Burime bëjnë me dije se e reja gjendet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor në spital.

Grupi hetimor dhe policia po vijojnë punën për identifikimin e personit që shkaktoi aksidentin. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat