Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qendrueshme.
Orët me diell pritet të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, vranësirat pritet të jenë të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore. Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e hera-herës fiton shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete i forcë 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zona malore -7 deri 3°C
në zona e ulëta -4 deri 12°C
në zona bregdetare 2 deri 12° C
Edhe Rajoni i Ballkanit do të jetë nën ndikim të masaev ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti pritet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të perqendruara në zonat malore ku do të pasohen nga reshje lokale shiu.
Për sa i përket kontinetit Europian, Europa Veriore ajo Qendrore dhe Brigjet e Egjeut të jenë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellim mot të vranët dhe reshje shiu e bore në këto zona. Ndërsa Gadishullin Iberik dhe ai Apenin do të jenë nën ndikim të masave ajrore të qendrueshme të cilat do të sjellin mot kryesisht të kthjellët e vranësira kalimatre.