Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në rrugën ‘Qemal Stafa’.
Blutë bëjnë me dije se një 68-vjeçar, i cili po udhëtonte me biçikletë, ka humbur jetën.
Dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.
Me datë 02.02.2022, rreth orës 12:00, në rrugën “Qemal Stafa”, duke lëvizur me biçikletë ka ndërruar jetë shtetasi L. B., 68 vjeç. Nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.