Përfshihet nga flakët një restorant në Spille.
Ngjarja ka ndodhur mesnatën e kaluar.
Një zjarr i papritur ka përfshirë restorantin, ndërkohë që drejt vendngjarjes kanë shkuar zjarrfikësit dhe policia.
Nuk ka lëndime në njerëz. Por dëmet materiale janë të mëdha.
Nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit.
Një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.