Dy punëtorë janë plagosur paraditen e sotme tek “Syri i Kaltër në Sarandë”, dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit.
Mësohet se punëtorët të cilët kanë marrë plagë të lehta janë pjesë e grupit të punëtorëve që punojnë në rrugën në Syrin e Kaltër.
Era e tërbuar e paradites së sotme disa llamarina të mbushura brenda më buke peshku, kanë lëvizur nga vendi duke rënë mbi punëtorë duke i plagosur ata. Sipas bluzave të bardha gjendja shëndetësore e dy punëtorëve nga Durrësi të moshave 32 dhe 53 vjeç është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkakun.