Kryeministri Rama ka replikuar me një komentues në profilin e tij në Facebook.
Komentuesi e ka pyetur kryeministrin në lidhje me taksat që përfshihen në çmimin e karburantit në vend.
Rama ka sqaruar se nuk ka 7 taksa në çmimin e naftës.

Ai ka thënë se nuk mund të krahasohet çmimi i naftës në vendin tonë me vendet e tjera të cilat i mbledhin gjithsesi këto taksa edhe pse jo të përfshira në çmimin e karburantit