Thellohet akoma më shumë skandali i shpalljes së tenderit për kuzhinierin e njohur Alfio Rrotani dhe ortakut të tij Endrit Maçi nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Tenderi me vlerë 400 mijë dollarë ka bërë fitues jo vetëm Rrotanin i cili punon me djalin e kreut të FSHZH Dritan Agolli, Flladi Agolli por edhe Maçin aksioner në kompaninë e regjistruar në emër të Rrotanit, që ka krijuar logon për restorantin e Agollit.
Endrit Maçi ka të regjistruar në emrin e tij një objekt veprimtarie në fushën e marketingut logo, materiale grafike etj të regjistruar me emrin “TELL ALL CO”.
Në rrjetin social instagram të këtij biznesi është publikuar logoja që kjo kompani ka krijuar për restorantin e Flladi Agollit “Bedouni Beach Bar” që ndodhet në Hamallaj.