Wizz Air zbulon emrat e aeroporteve që lidhen me Kukësin, shton dy fluturime me Tiranën

Shqipëria

Wizz Air zbulon emrat e aeroporteve që lidhen me Kukësin, shton dy fluturime me Tiranën

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 16:47
Foto ilustrim

Kompania ajrore hungareze Wizz Air ka zbuluar emrat e aeroporteve me të cilat do të lidhet Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit dhe ka shtuar dy fluturimet të reja me Tiranën.

Wizz Air ka shtuar gjithashtu edhe dy avionëve të rinj në bazën e saj në Tiranë.

Sipas një njoftimi për shtyp, linja ajrore ka bërë të ditur se do të ofrojë fluturimet për dhe nga Aeroporti i Kukësit për në Vjenë, Memmingen/Munich West, Karlsruhe/Baden-Baden dhe Basel-Mulhouse-Freiburg duke filluar nga muaji maj.

Wizz Air do të mundësojë edhe dy fluturime të reja nga Tirana për në Friedrichshafen dhe Rimini.

Biletat e fluturimeve të reja janë në shitje në www.wizzair.com dhe nëpërmjet aplikacionit celular WIZZ me tarifa që fillojnë nga 19.99 euro.

Wizz Air filloi operimet në Shqipëri për herë të parë në prill 2017 dhe ka transportuar mbi 500,000 pasagjerë gjatë këtyre katër viteve.

Me njoftimin e sotëm, kompania ajrore do të ketë një flotë prej tetë avionësh të rinj modernë në bazën e saj në Tiranë.

Së bashku me gjashtë linjat e reja të prezantuara sot, Wizz Air tani ofron 42 fluturime në 13 vende të ndryshme të botës nga Shqipëria.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat