Ambasadorja Yuri Kim reagon për dënimin e Saimir Tahirit: Pavarësisht partisë apo pozitës…

Shqipëria

Ambasadorja Yuri Kim reagon për dënimin e Saimir Tahirit: Pavarësisht partisë apo pozitës…

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 18:23
Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë,  Yuri Kim ka reaguar në lidhje me dënimin me 3 vite e 4 muaj burg për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Sipas diplomates së lartë, askush nuk mund të qëndrojë mbi ligjin pavarësisht partisë, pozitës apo pasurisë.

Kim i bën thirrje institucioneve të drejtësisë që të vazhdojnë punën në mënyrë të pavarur.

“I bëjmë thirrje institucioneve gjyqësore që të vazhdojnë të demonstrojnë se askush – pavarësisht partisë, pozitës apo pasurisë – nuk është mbi ligjin. Jo më pandëshkueshmëri.”, shkruan Kim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat