Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri pas dënimit nga gjykata me 3 vite e 4 muaj burg është transportuar për në ambientetet e burgut 313 në Tiranë.
Mësohet se ish-ministri do të qëndrojë në godinën Nr.2 të këtij burgu.
Pas dhënies së dënimit, Tahiri reagoi duke thënë se ndaj tij është bërë padrejtësi.
Ai tha se gjatë kohës që ka mbajtur postin e ministrit ka respektuar ligjin.