Një automjet është gjetur i djegur në rrugën e vjetër Tirane- Elbasan. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje (4 shkurt) dhe sipas burimeve të “Panorama.al” brenda saj ishte edhe nje person i djegur plotesisht.
Mësohet se mbetjet kockore të personit ndodheshin ne sediljen e pasme te makines.
Ende nuk ka detaje në lidhje me rrethanat si është djegur makina, ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka vendosur perimetrin e sigurisë. Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për djegie aksidentale apo vrasje.
Elbasan/Informacion paraprak
Më datë 04.02.2022, rreth orës 22:30, në vendin e quajtur “Kryqi” në rrugën e vjetër Krrabë, në rrethana ende të paqarta ka marrë flakë një automjet tip “Volkswagen”, ku në brendësi të mjetit ka një person të pajetë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe indentifikimin e personit të pajetë.