Një trup i pajetë është nxjerrë pasditen e kësaj të shtune nga Liqeni i Fierzës.
Dyshohet se personi që është gjetur sot i mbytur është peshkatari Tofik Xhika
Xhika humbi në ujërat e Drinit në fund të vitit 2021 teksa peshkonte.
Ai doli nga shtëpia për të peshkuar, por nuk mundi të kthehej më i gjallë. Familjarët vijuan kërkimet me ditë të tëra për gjetjen e trupit, por pa sukses.