PD ka ankimuar vendimin e Komisionerit të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi për regjistrimin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për zgjedhjet e 6 marsit.
Ankimimi është dorëzuar në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ.
PD nënvizon se ka qenë jo e ligjshme kërkesa e depozituar në KQZ, nga LSI për regjistrimin e koalicionit, pasi Komisioni i Rithemelimit nuk ekziston e regjistruar as si parti politike.
Të premten, KQZ vendosi që Komisioni i Rithemelimit të mbetet jashtë koalicionit Shtëpia e Lirisë.
Sipas KQZ, emri i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike nuk do të shënohet në fletën e votimit dhe në asnjë dokument.
Më 1 shkurt Lëvizja Socialiste për Integrim dorëzoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për regjistrimin e koalicionit me Komisionin e Rithemelimit dhe PDK-në për zgjedhjet e 6 marsit.