Kryetarja LSI-së, Monika Kryemadhi, thotë se arrestimi i Saimir Tahirit është një çështje e orkestruar nga kryeministri Edi Rama, për të tërhequr vëmendjen nga afera e inceneratorëve.
Në një intervistë, Kryemadhi tha se ka fakte që implikojnë kryeministrin Rama dhe zinxhirin e tij se janë të përfshirë në aferën e incineratorëve.
“Vazhdoj të kem fakte të tjera që çdo ditë e më shumë që ne shikojmë ka argumentime që implikojnë Kryeministrin drejtpërdrejt dhe gjithë zinxhirin drejtues të tij.”
Pas hekurave thotë Kryemadhi, duhet të shkojë deputeti Alqi Bllako apo dhe Kryebashkiaku i Fierit.