Dita e sotme do të kalojë me shi! Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vendin tonë, duke bërë me dije se sot do të ketë pjesërisht qarkullim të masave të paqendrueshme.
Këto do të sjellin mot me vranësira dhe kthjellime që prej mëngjesit, e do të pasohen më pas nga reshje shiu në veri e lokalisht në qendër si dhe flokë dëbore në Alpe.
Temperaturat do të variojnë në bregdet: 6 / 15 °C; në vendet e ulëta: 4 / 14 °C; ndërsa në vendet malore: -1 / 7 °C.
Sa i përket erës, ajo do të fryjë nga juglindja e verilindja e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet duke u pasuar nga valëzim i forcës 2 dhe 3 ballë.