(E plotësuar 16:49) - Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë brenda 30 ditëve do të publikojë vendimin lidhur me shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Kështu ka deklaruar sot kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, pasi dëgjoi konkluzionet e të dyja palëve në seancën gjyqësore ndaj Metës.
Gjatë seancës së sotme, Meta u përfaqësua nga këshilltari i tij ligjor Bledar Dervishaj, ndërsa nga Kuvendi u paraqitën kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka dhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, raporton atsh.
“Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda 30 ditëve nga marrja e vendimit”, ka thënë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese.
Në një prononcim për mediet, para se të jepeshin parashtrimet përfundimtare, këshilltari i presidentit për Çështjet Ligjore, Bledar Dervishaj deklaroi sot se Kuvendi ka ndërhyrë në prova.
“Ne kemi kundërshtuar vërtetësinë të një prove të depozituar së fundmi nga Kuvendi, të depozituar më 4 shkurt 2022, i cili i përcjell Gjykatës Kushtetuese sipas Kuvendit disa prova të reja, ku përfshihet urdhri 19, datë 5.5 2021, i Kryetarit të Kuvendit dhe që ka të bëjë me mbledhjen e Kuvendit më datë 7.5.2021, ditë që Kuvendi do të miratonte datën e Komisionit Hetimor dhe miratimin e raportit të Komisionit të Ligjeve. Gjatë shqyrtimit të provave të reja që na u vunë në dispozicion, na rezultoi se ka ndërhyrje apo manipulim prove të depozituar. Konkretisht urdhri që Kuvendi i depozitoi si provë Gjykatës Kushtetuese mban datën 5.5.2021, ndërkohë që sipas urdhrit të publikuar në faqen e Kuvendit të Shqipërisë ky urdhër mban datë 6.5. 2021 dhe jo 5.5.2021. Kjo ndërhyrje bëhet se provat e reja sillen për të rrëzuar pretendimin e Presidentit lidhur me shkeljet që ne kishim konstatuar në lidhje me mbledhjen e seancës plenare dhe rendit të ditës”, ka thënë ai.
Pas përfundimit të seancës, Dervishaj tha se “për fat të keq u provua edhe sot se Kuvendi në përmbushje të qëllimeve politike, edhe së fundmi depozitoi prova shkresore të manipuluara vetëm me qëllimin që t’i rrëzoheshin pretendimet e kreut të shtetit. Kur kjo ndodh me Presidentin, për një çështje me kaq rëndësi, për një çështje që nuk duhet të ekzistonte dhe pa lëndë, imagjino çfarë mund të mendojmë ne si qytetarë se çfarë ndodh në organet e tjera fundore”.
Ai ka bërë të ditur se presidenti ka vendosur t’i drejtohet organit të prokurorisë lidhur me këtë çështje, ashtu sikundër është në të drejtën e Kuvendit të fillojë një procedurë hetimore parlamentare për këtë shkak që evidentuam para gjykatës. Ashtu sikundër është në të drejtë të gjykatës që të marrë një vendim, por që duhet të jetë i bazuar në Kushtetutë dhe ligj”, tha Dervishaj.
Gjyqi i Metës/ Gjykata Kushtetuese mbyll seancën, tërhiqet për vendim
Këtë të hënë ka rinisur gjyqi ndaj Presidentit Ilir Meta në Gjykatën Kushtetuese.
Në të njëjtën kohë kur juristët e kreut te shtetit do jenë para gjyqtarëve kushtetues, pak metra me tutje Ilir Meta nga zyra e tij do lexojë publikisht përgjigjet e 72 pyetjeve të bëra nga anëtarët e gjykatës.
Presidenti ka zgjedhur të mos marrë pjesë fizikisht në gjyqin që po zhvillohet ndaj tij, duke ia lënë në dorë mbrojtjen juristëve.
Sot me nisjen e seancës përfaqësuesi i presidentit Bledar Dervishaj tha se ka sjellë për trupin gjykues prova dhe fakte të reja.
Dervishaj i ka paraqitur një kërkesë të re gjykatës. Dokumentet e kuvendit u janë shpërndarë anëtarëve të trupit gjykues dhe një kopje e tyre i është dërguar presidentit.
***
Kushtetuesja pritet të jap vendimin për presidentin Meta, Dervishaj: Kuvendi ka manipuluar provat
Këshilltari i presidentit të Shqipërisë për Çështjet Ligjore, Bledar Dervishaj pretendon se Kuvendi ka dorëzuar prova të manipuluara dhe falsifikuara në çështjen rreth shkarkimit të Ilir Metës në Gjykatën Kushtetuese.
Sipas Dervishajt, përfaqësuesit e Kuvendit kanë dorëzuar në gjykatë një ndërhyrje apo manipulime prove në seancën e datës 4 shkurt.
Në një njoftim për shtyp të publikuar nga Meta ne Twitter, Dervishaj ka shtuar se ai ka kundërshtuar vërtetësinë e provave të reja shtesë të Kuvendit gjatë seancës së sotme në gjykatë.
Manipulimi i pretenduar ka të bëje me një mospërputhje të datave në dokumentet e paraqitura nga Kuvendi.
***
Ka nisur sërish seanca në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin ose jo të Presidentit Ilir Meta. Fjalën e ka marrë përfaqësuesja e Kuvendit.
Klotilda Bushka tha ndër të tjera se Meta u përfshi në fushatë gjatë zgjedhjeve të 25 prillit, duke mbajtur anë. Sipas saj shkeljet e kreut të shtetit janë të rënda, pasi ka ndërhyrë në fushatë, ka sulmuar ndërkombëtarët si dhe ka nxitur dhunë.
“Presidenti ka qenë aktiv në fushatë, duke marrë anësi. Këto janë ndërhyrje në procesin zgjedhur. Presidenti ka tejkaluar kompetencat e veta.
Presidenti ka sulmuar përfaqësuesit e huaj. Presidenti ka bërë deklaratat që kanë nxitur dhunë.
Presidenti ka humbur rolin e të parit të shtetit, atë të unitetit të popullit. Shkeljet e tij janë të rënda. Shkelje që lidhen me integritetin, rendin e sigurinë, shkelje që lidhen me marrëdhniet me jashtë”, tha Bushka.
***
Këtë të hënë ka rinisur gjyqi ndaj Presidentit Ilir Meta në Gjykatën Kushtetuese.
Në të njëjtën kohë kur juristët e kreut te shtetit do jenë para gjyqtarëve kushtetues, pak metra me tutje Ilir Meta nga zyra e tij do lexojë publikisht përgjigjet e 72 pyetjeve të bëra nga anëtarët e gjykatës.
Presidenti ka zgjedhur të mos marrë pjesë fizikisht në gjyqin që po zhvillohet ndaj tij, duke ia lënë në dorë mbrojtjen juristëve.
Sot me nisjen e seancës përfaqësuesi i presidentit Bledar Dervishaj tha se ka sjellë për trupin gjykues prova dhe fakte të reja.
Dervishaj i ka paraqitur një kërkesë të re gjykatës. Dokumentet e kuvendit u janë shpërndarë anëtarëve të trupit gjykues dhe një kopje e tyre i është dërguar presidentit.
Dervishaj kërkon laptop në seancë: Për të shfaqur faktet
Bushka: Duam të kuptojmë se për çfarë është kjo kërkesë, ka të bëjë me përgjigjet e pyetjeve, apo diçka tjetër.
Tusha: Mund t’ju vëmë në dispozicion laptopin e gjykatës në funksion të procesit.
Dervishaj: Kam marrë laptopin e punës dhe do më ndihmonte për të shpjeguar, kam sjell prova dhe fakte të reja.
Dervishaj: I kemi materialet edhe në flash dhe do përdorim laptopin e gjykatës që është i certifikuar.
Dervishaj: Jemi në seancën e tretë të kësaj çështje. Presidenca parashtroi përgjigjet e saj. Edhe Kuvendi i dorëzoi me shkrim. Nuk u përgjigj brenda 2 orësh. Se ishte në pamundësi. Përgjigjet ne i kemi hartuar me shkrim. I depozitoj para gjykatës përgjigjet me shkrim të presidentit. Duke u ndalur tek disa prova të reja që kanë ardhur nga Kuvendi dhe presidenti. Dua të anatemoj vërtësinë e provës nga Kuvendi, ka ardhur të premten me urgjencë, ndërkohë që punonim mbi pyetjet. Bëhet për të hedhur poshtë pretendimet e presidentit. Kjo është urgjenca, ne e kuptojmë. Por kuvendi s’mund të ndërhyjë të prova, te vërtetësia e saj.
Me datë 4 shkurt Gjykata na dërgoi një shkrese të Kuvendit. Që prej datës 1 korrik I jemi referuar nr të kryetarit 06.05.2021 dhe jo 05.05.2021 sic e përcjell Kuvendi. Është në format me nënshkrimin e kryetarit.
Nuk mund të caktohej data 7 për mbledhjen e Kuvendit, sepse raporti nuk ishte formësuar.
Nëse do të krahasojmë pikën 20 të urdhrit të kryetarit, me pikën 20 të rendit të ditës, edhe titulli ndryshon.
Kjo vë në dyshim të fortë vërtetësinë e provave të sjellë. Gabimi më trashanik është urgjenca sesi është sjellë kjo provë e Kuvendit, e cila nuk është e vërtetë, por ka si qëllim të hedhë poshtë atë çka pretendon presidenti.
Ndërhyrja e presidentit në zgjedhje. Presidenti ka komunikuar me letër me Komisionerin shtetëror, ku kërkonte që i gjithë kabineti i presidentit të marrë pjesë në vëzhgimin e zgjedhjeve. Celibashi i bëri me dije të presidentit që se bashku me kabinetin e tij mund të merrte pjesë në vëzhgimin e zgjedhjeve. Prandaj ndërhyrja e presidentit në vëzhgimin e ligjeve ishte legjitime.
Vitore Tusha: Kuvendi na vuri në dispozicion përgjigjet e pyetjeve
Ndërkohë në gjykatë përfaqësuesit e presidentit shfaqën 3 video, të cilat janë pjesë të deklaratave të kryeministrit Rama kur fliste mbi çështjen e patronazhistëve.
“Patronazhistëve tu merrni te keqen, ju njohin kush jeni dhe do vijmë pas jush dhe me 25 prill do na njihni kush jemi”, ishte një pjesë e transmetuar nga fjala e Ramës.
Sipas Dervishaj këto janë prova të sulmeve të kryeministrit ndaj presidentit, skandali i patronazhistëve dhe njëhsimi i presidentit si pjesëmarrës në zgjedhje.
Vitore Tusha- Dervishajt: Ne ju kemi ftuar të na jepni përgjigje. Ne kemi dëgjuar deri tani vetëm për analizën e disa provave.
Dervishaj- Ne përgjigjen e kemi dorëzuar me shkrim.
Tusha- Gjykimi është me gojë, duam ta dëgjojmë.
Dervishaj- I kemi dërguar me shkrim gjykata të marrë kohën e nevojshme t’i shqyrtojë kjo është kërkesa ime.
Tusha- Ju zgjidhni të mos lexoni? Atëherë kush do ta marrë rolin e leximit në sallë?
Dervishaj- Ne s’kemi qëllim që të bllokojmë. Erdhëm morëm 72 pyetje kërkuam 48 orë për hartimin e tyre me shkrim dhe erdhëm dhe i depozituam siç bëri Kuvendi. Zgjodhëm këtë rrugë, jemi përgjigjur me shkrim.
Tusha- Ju mendoni se kjo etapë është e ezauruar? Dua ta fiksojmë në procesverbal.
Dervishaj- Zonja kryetare dua ta fiksoni në procesverbal, që ne i kemi depozituar, gjykata duhet t’i shqyrtojë përgjigjet bashkë me provat.
Bushka: Ne s’kemi asgjë zonja kryetare, pasi të bëhen sqarimet në lidhje me provat ne do kërkojmë t’i jepet fund dhe të kalojmë me përfundimet.
Bushka: Nuk është në rolin e Presidentit të sillet si përfaqësues i partive politike dhe të dalë nga roli kushtetues. Provat e presidentit nuk thonë asgjë.
Dervishaj: Presidenti ka luajtur rolin mbi partitë, për të ruajtur qetësinë dhe balancat politike
Dervishaj- Në vitin 2019, Kryetari njofton formalisht presidentit ku ai ka të drejtën për t’u dëgjuar para komisionit të ligjit. Në vitin 2021, ky standard është shkulur dhe Kuvendi e ka pranuar vetë këtë fakt. I njëjti komision, I njëjti kryetar, e njëjta relatore, por standarde të ndryshme.
Presidenti ka luajtur rolin mbi partitë pasi vendi u fut në situatë të jashtëzakonshme si pasojë e covidit. Presidenti për të ruajtur qetësinë dhe balancat politike, hartoi një platformë bashkëpunimi që ua ofroj palëve për të kapërcyer krizat politike.
Përveç presidentit, asnjë palë tjetër nuk mori përsipër që ta ndiqte si platformë. Ai ka ndjekur ligjet kushtetuese ku presidenti ka si qëllim ruajtjen e balancave dhe të qetësisë politike.
Presidenca: Meta u thirr në Komision Hetimor me urdhër! Kuvendi: Presidenti refuzoi, na quajti legjitim
Ndërkohë Mimoza Arbi, Drejtoreshë e shërbimit juridik, u shpreh, mbi atë se ka dy standarde midis 2019 dhe asaj 2021.
Arbi: Nuk ka asnjë standard të dyfishtë, edhe në vitin 2021 e kanë vënë në dije presidentin për të drejtën për të folur dhe për t’u dëgjuar. Është ftesa ku presidenti, është ftuar për të marrë pjesë në seancën dëgjimore dhe kemi edhe përgjigjet e presidentin me përgjigjet e tij si : “ nuk ju njoh”, “merruni me çështje të tjera” etj. Për videot e kryeministrit Rama. Rama është subjekt politik dhe në zgjedhje përdor deklaratat që ai konsideron të arsyeshme. Nuk është në rolin e presidentit të sillet si përfaqësues politik dhe të dalë nga roli i tij kushtetues. Prandaj, pretendimet e presidentit nuk mund të quhen të sakta. Raportimet e datës 4 apo 5, janë ngatërresë e qëllimshme dhe nuk janë të paraqitura ashtu si i paraqiti përfaqësuesi i presidentit. Ato janë çështje administrate të Kuvendit. Pas mbarimit të fjalës, kërkoj që të fillojë gjykimi.
Bushka: Kemi pasur standarde të njëjta si në 2019 si në 2021. Herën e parë ishit të gatshëm të merrnit pjesë në proces, herën e dytë refuzuat dhe nuk pranuat të njihnit procesin duke e cilësuar kuvendin ilegjitim.
‘Duam kohë’/ Tusha: Një orë pushim që të përgatitet përfaqësuesi i presidentit
Tusha– Të gjithë provat janë shqyrtuar dhe administruar nëse ka prova të tjera mund të na i vini në dispozicion.
Tusha- Ne kalojmë në hapin tjetër që lidhet me diskutimet përfundimtare të palëve në proces, keni nevoje për kohe apo jeni përgatitur?
Dervishaj- Ndoshta 1 orë kohë
Tusha- Gjykata tërhiqet për pushim një orësh për tu dhënë mundësi palëve të përgatisin për diskutim përfundimtar, seanca nis në ora 12.
Ora 12:02: Rinis gjyqi i Metës/ Bushka: Gjykata të deklarojë shkarkimin e Presidentit
Rinis seanca për shkarkimin e presidentit Ilir Meta për parashtrimet përfundimtare.
Bushka: I kërkojmë gjykatës të deklarojë shkarkimin e zotit Ilir Meta. Ky është proces që vendos një precedent që asnjë zyrtar i lartë të mos sillet me papërgjegjshmëri. Presidenti i Republikës e ka shkelur rëndë kushtetutën ndaj duhet të shkarkohet! Presidenti ka dal nga roli i tij kushtetues për të qënë përfaqësues i unitetit të popullit dhe është sjellë si opozita e mazhorancës duke marr rolin e një kryetari partie. Ka bërë thirrje që qytetarët të mos votojnë mazhorancën duke marrë rolin e një përfaqësuesi politik.
Presidenti ka shkelur nenin 82 të kushtetutës duke tejkaluar kompetencat e tij. Ka shkelur parimin e kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë.Ka sulmuar gjyqtarët duke ndërhyrë në autonominë vendore duke ndërhyrë në kompetencat e KQZ dhe kemi dhe shkelje të kodit zgjedhor dhe policisë së shtetit.
Presidenti ka përdorur retorike dhune, dhe e ka treguar atë si mjet për zgjidhje. Sjelljet e presidentit kanë promuar dhunë dhe ndasi sociale , ato pasqyrojnë përçarje, urrejtje , sjellje që bien ndesh me figurën e presidentit. Sjelljet e tij jo vetëm nuk kanë ndihmuar në qetësimin e situatave por përkundrazi, i kanë përshkallëzuar ato dhe kanë sjellë ndikim akoma më negativ.
***
Këtë të hënë ka rinisur gjyqi ndaj Presidentit Ilir Meta në Gjykatën Kushtetuese.
Në të njëjtën kohë kur juristët e kreut te shtetit do jenë para gjyqtarëve kushtetues, pak metra me tutje Ilir Meta nga zyra e tij do lexojë publikisht përgjigjet e 72 pyetjeve të bëra nga anëtarët e gjykatës.
Presidenti ka zgjedhur të mos marrë pjesë fizikisht në gjyqin që po zhvillohet ndaj tij, duke ia lënë në dorë mbrojtjen juristëve.
Sot me nisjen e seancës përfaqësuesi i presidentit Bledar Dervishaj tha se ka sjellë për trupin gjykues prova dhe fakte të reja.
Dervishaj i ka paraqitur një kërkesë të re gjykatës. Dokumentet e kuvendit u janë shpërndarë anëtarëve të trupit gjykues dhe një kopje e tyre i është dërguar presidentit.
Dervishaj kërkon laptop në seancë: Për të shfaqur faktet
Bushka: Duam të kuptojmë se për çfarë është kjo kërkesë, ka të bëjë me përgjigjet e pyetjeve, apo diçka tjetër.
Tusha: Mund t’ju vëmë në dispozicion laptopin e gjykatës në funksion të procesit.
Dervishaj: Kam marrë laptopin e punës dhe do më ndihmonte për të shpjeguar, kam sjell prova dhe fakte të reja.
Dervishaj: I kemi materialet edhe në flash dhe do përdorim laptopin e gjykatës që është i certifikuar.
Dervishaj: Jemi në seancën e tretë të kësaj çështje. Presidenca parashtroi përgjigjet e saj. Edhe Kuvendi i dorëzoi me shkrim. Nuk u përgjigj brenda 2 orësh. Se ishte në pamundësi. Përgjigjet ne i kemi hartuar me shkrim. I depozitoj para gjykatës përgjigjet me shkrim të presidentit. Duke u ndalur tek disa prova të reja që kanë ardhur nga Kuvendi dhe presidenti. Dua të anatemoj vërtësinë e provës nga Kuvendi, ka ardhur të premten me urgjencë, ndërkohë që punonim mbi pyetjet. Bëhet për të hedhur poshtë pretendimet e presidentit. Kjo është urgjenca, ne e kuptojmë. Por kuvendi s’mund të ndërhyjë të prova, te vërtetësia e saj.
Me datë 4 shkurt Gjykata na dërgoi një shkrese të Kuvendit. Që prej datës 1 korrik I jemi referuar nr të kryetarit 06.05.2021 dhe jo 05.05.2021 sic e përcjell Kuvendi. Është në format me nënshkrimin e kryetarit.
Nuk mund të caktohej data 7 për mbledhjen e Kuvendit, sepse raporti nuk ishte formësuar.
Nëse do të krahasojmë pikën 20 të urdhrit të kryetarit, me pikën 20 të rendit të ditës, edhe titulli ndryshon.
Kjo vë në dyshim të fortë vërtetësinë e provave të sjellë. Gabimi më trashanik është urgjenca sesi është sjellë kjo provë e Kuvendit, e cila nuk është e vërtetë, por ka si qëllim të hedhë poshtë atë çka pretendon presidenti.
Ndërhyrja e presidentit në zgjedhje. Presidenti ka komunikuar me letër me Komisionerin shtetëror, ku kërkonte që i gjithë kabineti i presidentit të marrë pjesë në vëzhgimin e zgjedhjeve. Celibashi i bëri me dije të presidentit që se bashku me kabinetin e tij mund të merrte pjesë në vëzhgimin e zgjedhjeve. Prandaj ndërhyrja e presidentit në vëzhgimin e ligjeve ishte legjitime.
Vitore Tusha: Kuvendi na vuri në dispozicion përgjigjet e pyetjeve
Ndërkohë në gjykatë përfaqësuesit e presidentit shfaqën 3 video, të cilat janë pjesë të deklaratave të kryeministrit Rama kur fliste mbi çështjen e patronazhistëve.
“Patronazhistëve tu merrni te keqen, ju njohin kush jeni dhe do vijmë pas jush dhe me 25 prill do na njihni kush jemi”, ishte një pjesë e transmetuar nga fjala e Ramës.
Sipas Dervishaj këto janë prova të sulmeve të kryeministrit ndaj presidentit, skandali i patronazhistëve dhe njëhsimi i presidentit si pjesëmarrës në zgjedhje.
Vitore Tusha- Dervishajt: Ne ju kemi ftuar të na jepni përgjigje. Ne kemi dëgjuar deri tani vetëm për analizën e disa provave.
Dervishaj- Ne përgjigjen e kemi dorëzuar me shkrim.
Tusha- Gjykimi është me gojë, duam ta dëgjojmë.
Dervishaj- I kemi dërguar me shkrim gjykata të marrë kohën e nevojshme t’i shqyrtojë kjo është kërkesa ime.
Tusha- Ju zgjidhni të mos lexoni? Atëherë kush do ta marrë rolin e leximit në sallë?
Dervishaj- Ne s’kemi qëllim që të bllokojmë. Erdhëm morëm 72 pyetje kërkuam 48 orë për hartimin e tyre me shkrim dhe erdhëm dhe i depozituam siç bëri Kuvendi. Zgjodhëm këtë rrugë, jemi përgjigjur me shkrim.
Tusha- Ju mendoni se kjo etapë është e ezauruar? Dua ta fiksojmë në procesverbal.
Dervishaj- Zonja kryetare dua ta fiksoni në procesverbal, që ne i kemi depozituar, gjykata duhet t’i shqyrtojë përgjigjet bashkë me provat.
Bushka: Ne s’kemi asgjë zonja kryetare, pasi të bëhen sqarimet në lidhje me provat ne do kërkojmë t’i jepet fund dhe të kalojmë me përfundimet.
Bushka: Nuk është në rolin e Presidentit të sillet si përfaqësues i partive politike dhe të dalë nga roli kushtetues. Provat e presidentit nuk thonë asgjë.
Dervishaj: Presidenti ka luajtur rolin mbi partitë, për të ruajtur qetësinë dhe balancat politike
Dervishaj- Në vitin 2019, Kryetari njofton formalisht presidentit ku ai ka të drejtën për t’u dëgjuar para komisionit të ligjit. Në vitin 2021, ky standard është shkulur dhe Kuvendi e ka pranuar vetë këtë fakt. I njëjti komision, I njëjti kryetar, e njëjta relatore, por standarde të ndryshme.
Presidenti ka luajtur rolin mbi partitë pasi vendi u fut në situatë të jashtëzakonshme si pasojë e covidit. Presidenti për të ruajtur qetësinë dhe balancat politike, hartoi një platformë bashkëpunimi që ua ofroj palëve për të kapërcyer krizat politike.
Përveç presidentit, asnjë palë tjetër nuk mori përsipër që ta ndiqte si platformë. Ai ka ndjekur ligjet kushtetuese ku presidenti ka si qëllim ruajtjen e balancave dhe të qetësisë politike.
Presidenca: Meta u thirr në Komision Hetimor me urdhër! Kuvendi: Presidenti refuzoi, na quajti legjitim
Ndërkohë Mimoza Arbi, Drejtoreshë e shërbimit juridik, u shpreh, mbi atë se ka dy standarde midis 2019 dhe asaj 2021.
Arbi: Nuk ka asnjë standard të dyfishtë, edhe në vitin 2021 e kanë vënë në dije presidentin për të drejtën për të folur dhe për t’u dëgjuar. Është ftesa ku presidenti, është ftuar për të marrë pjesë në seancën dëgjimore dhe kemi edhe përgjigjet e presidentin me përgjigjet e tij si : “ nuk ju njoh”, “merruni me çështje të tjera” etj. Për videot e kryeministrit Rama. Rama është subjekt politik dhe në zgjedhje përdor deklaratat që ai konsideron të arsyeshme. Nuk është në rolin e presidentit të sillet si përfaqësues politik dhe të dalë nga roli i tij kushtetues. Prandaj, pretendimet e presidentit nuk mund të quhen të sakta. Raportimet e datës 4 apo 5, janë ngatërresë e qëllimshme dhe nuk janë të paraqitura ashtu si i paraqiti përfaqësuesi i presidentit. Ato janë çështje administrate të Kuvendit. Pas mbarimit të fjalës, kërkoj që të fillojë gjykimi.
Bushka: Kemi pasur standarde të njëjta si në 2019 si në 2021. Herën e parë ishit të gatshëm të merrnit pjesë në proces, herën e dytë refuzuat dhe nuk pranuat të njihnit procesin duke e cilësuar kuvendin ilegjitim.
‘Duam kohë’/ Tusha: Një orë pushim që të përgatitet përfaqësuesi i presidentit
Tusha– Të gjithë provat janë shqyrtuar dhe administruar nëse ka prova të tjera mund të na i vini në dispozicion.
Tusha- Ne kalojmë në hapin tjetër që lidhet me diskutimet përfundimtare të palëve në proces, keni nevoje për kohe apo jeni përgatitur?
Dervishaj- Ndoshta 1 orë kohë
Tusha- Gjykata tërhiqet për pushim një orësh për tu dhënë mundësi palëve të përgatisin për diskutim përfundimtar, seanca nis në ora 12.
***
Nis seanca e tretë në ‘Kushtetuese’ për shkarkimin e Presidentit Meta/ Tusha: Ju kemi ftuar të jepni përgjigje. Dervishaj: Kam sjellë prova dhe fakte të reja
Këtë të hënë ka rinisur gjyqi ndaj Presidentit Ilir Meta në Gjykatën Kushtetuese.
Në të njëjtën kohë kur juristët e kreut te shtetit do jenë para gjyqtarëve kushtetues, pak metra me tutje Ilir Meta nga zyra e tij do lexojë publikisht përgjigjet e 72 pyetjeve të bëra nga anëtarët e gjykatës.
Presidenti ka zgjedhur të mos marrë pjesë fizikisht në gjyqin që po zhvillohet ndaj tij, duke ia lënë në dorë mbrojtjen juristëve.
Sot me nisjen e seancës përfaqësuesi i presidentit Bledar Dervishaj tha se ka sjellë për trupin gjykues prova dhe fakte të reja.
Dervishaj i ka paraqitur një kërkesë të re gjykatës. Dokumentet e kuvendit u janë shpërndarë anëtarëve të trupit gjykues dhe një kopje e tyre i është dërguar presidentit.
Dervishaj: I kemi materialet edhe në flash dhe do përdorim laptopin e gjykatës që është i certifikuar.
Bushka: Duam të kuptojmë se për çfarë është kjo kërkesë, ka të bëjë me përgjigjet e pyetjeve, apo diçka tjetër.
Tusha: Mund t’ju vëmë në dispozicion laptopin e gjykatës në funksion të procesit.
Dervishaj: Kam marrë laptopin e punës dhe do më ndihmonte për të shpjeguar, kam sjell prova dhe fakte të reja.
Dervishaj: Jemi në seancën e tretë të kësaj çështje. Presidenca parashtroi përgjigjet e saj. Edhe Kuvendi i dorëzoi me shkrim. Nuk u përgjigj brenda 2 orësh. Se ishte në pamundësi. Përgjigjet ne i kemi hartuar me shkrim. I depozitoj para gjykatës përgjigjet me shkrim të presidentit. Duke u ndalur tek disa prova të reja që kanë ardhur nga Kuvendi dhe presidenti. Dua të anatemoj vërteësinë e provës nga Kuvendi, ka ardhur të premten me urgjencë, ndërkohë që punonim mbi pyetjet. Bëhet për të hedhur poshtë pretendimet e presidentit. Kjo është urgjenca, ne e kuptojmë. Por kuvendi s’mund të ndërhyjë të prova, te vërtetësia e saj.
Me datë 4 shkurt Gjykata na dërgoi një shkrese të Kuvendit. Që prej datës 1 korrik I jemi referuar nr të kryetarit 06.05.2021 dhe jo 05.05.2021 sic e përcjell Kuvendi. Është në format me nënshkrimin e kryetarit.
Nuk mund të caktohej data 7 për mbledhjen e Kuvendit, sepse raporti nuk ishte formësuar.
Nëse do të krahasojmë pikën 20 të urdhrit të kryetarit, me pikën 20 të rendit të ditës, edhe tituli ndryshon.
Kjo vë në dyshim të fortë vërtetësinë e provave të sjellë. Gabimi më trashanik është urgjenca sesi është sjellë kjo provë e Kuvendit, e cila nuk është e vërtetë, por ka si qëllim të hedhë poshtë atë çka pretendon presidenti.
Ndërhyrja e presidentit në zgjedhje. Presidenti ka komunikuar me letër me Komisionerin shtetëror, ku kërkonte që i gjithë kabineti i presidentit të marrë pjesë në vëzhgimin e zgjedhjeve.
Celibashi i bëri me dije të presidentit që se bashku me kabinetin e tij mund të merrte pjesë në vëzhgimin e zgjedhjeve. Prandaj ndërhyrja e presidentit në vëzhgimin e ligjeve ishte legjitime.
Ndërkohë në gjykatë përfaqësuesit e presidentit shfaqën 3 video, të cilat janë pjesë të deklaratave të kryeministrit Rama kur fliste mbi çështjen e patronazhistëve
“Patronazhistëve tu merrni te keqen, ju njohin kush jeni dhe do vijmë pas jush dhe me 25 prill do na njihni kush jemi”, ishte një pjesë e transmetuar nga fjala e Ramës.
Sipas Dervishaj këto janë prova të sulmeve të kryeministrit ndaj presidentit, skandali i patronazhistëve dhe njëhsimi i presidentit si pjesëmarrës në zgjedhje.
Vitore Tusha- Dervishajt: Ne ju kemi ftuar të na jepni përgjigje. Ne kemi dëgjuar deri tani vetëm për analizën e disa provave.
Dervishaj- Ne përgjigjen e kemi dorëzuar me shkrim.
Tusha- Gjykimi është me gojë, duam ta dëgjojmë.
Dervishaj- I kemi dërguar me shkrim gjykata të marrë kohën e nevojshme ti shqyrtoje kjo është kërkesa ime.
Tusha- ju zgjidhni të mos lexoni? Atëherë kush do ta marrë rolin e leximit në sallë?
Dervishaj- ne s’kemi qellim që të bllokojmë. Erdhëm morëm 72 pyetje kërkuam 48 orë për hartimin e tyre me shkrim dhe erdhëm dhe i depozituam siç bëri Kuvendi.
***
Gjykata Kushtetuese mban sot seancën e tretë publike për shqyrtimin e vendimit të Kuvendit për shkarkimin e presidentit shqiptar Ilir Meta. Seanca ka nisur që prej orës 10:00.
Përfaqësuesit e presidentit do t’i përgjigjen 72 pyetjeve që i drejtuan gjyqtarët kushtetues dhe Kuvendi si palë kërkuese. Pyetjet lidhen me qëndrimin e mbajtur nga Presidenti para dhe gjatë zgjedhjeve të 25 prillit si dhe me aspektin procedural të vendimit të Kuvendit për shkarkimin e tij.
Gjatë seancës së parë të mbajtur të hënën e javës së shkuar, gjykata rrëzoi një kërkesë të presidencës për dorëheqje të disa gjyqtarëve nga shqyrtimi i çështjes, me pretendimin se ata ishin në konflikt interesi apo se u kishte mbaruar mandati.
Sot rinis gjyqi ndaj Ilir Metës
Sot pritet të rinisë gjyqi ndaj presidentit të Shqipërisë Ilir Meta në Gjykatën Kushtetuese.
Në të njëjtën kohë kur juristët e kreut të shtetit do të jenë para gjyqtarëve kushtetues, pak metra më tutje Ilir Meta nga zyra e tij do të lexojë publikisht përgjigjet e 72 pyetjeve të bëra nga anëtarët e gjykatës.
Mediat në Shqipëri raportojnë se presidenti ka zgjedhur të mos marrë pjesë fizikisht në gjyqin që po zhvillohet ndaj tij, duke ia lënë në dorë mbrojtjen juristëve.
Më 3 shkurt Presidenca paraqiti një fashikull prej 140 faqesh, ku vihej në pikëpyetje legjitimiteti i Kuvendit që shkarkoi Metën, ndërsa mazhoranca socialiste u akuzua për hakmarrje politike.
Parashtrimet e juristëve të Ilir Metës nuk bindën gjyqtarët kushtetues të cilët drejtuan një mori pyetjesh në adresë të kreut të shtetit.
Më 9 qershor, me 104 vota pro, Kuvendi i Legjislaturës së kaluar vendosi shkarkimin e Presidentit, ndërsa tani duhet një vendim kushtetues që Meta të shkarkohet.