Prania e Eternitit është konsideruar si një ndër problematikat më të mëdha për shëndetin publik në vendin tonë, ndërsa sasia e madhe që gjendet në territor ende nuk është bërë e mundur që të hiqet. Shqetësuese situate paraqitet në Elbasan pranë kalasë ku ende ka prani të madhe të këtij materiali.
Eterniti është një material kancerogjen ndërsa është në listën e rreziqeve më të mëdha për shëndetin publik.
Edhe pse në vendin tonë ka pasur disa fushata për heqjen e eternitit nga territori, prani e tij është ende shqetësuese.
Në zonën e Kalasë së Elbasanit ky material i dëmshëm për shëndetin gjendet me shumicë.
Banorët shprehen të shqetësuar ndërsa apelojnë për heqjen e tij.
"Patjetër që duhet të merren masa, ose të prishen fare, ose t'i eksportojnë ato mbeturinat. E dinë ata të ambientin."
"Nuk lejohet se shkakton kancer."
"Janë shqetësuese dhe janë dëmtim për shëndetin tonë dhe të fëmijëve."
Edhe ambientalistët ngrenë alarmin e pranisë së eternitit ndërsa Sipas tyre ai është faktori kryesor i sëmundjeve në mushkëri.
"Prej mushkërive edhe në gjak, por mbi të gjitha mushkëritë i dëmton. Një pjesë e madhe e sëmundjeve të mushkërive janë pasojë e përdorimit të eternitit vend e pa vend. Edhe kur u kuptua që është i rrezikshëm ai vazhdon edhe sot të mbijetojë."
Edhe pse ky shqetësim është mjaft I dukshëm, duket se as institucionet por as qytetarët nuk kanë bërë sa duhet për ta eliminuar këtë rrezik.