Janë lënë në burg tre personat e arrestuar për shantazhimin e një 17-vjeçarje, të cilën e kishin detyruar të vidhte para në një banesë.
Gjykata e Korçës ka pranuar kërkesën e prokurorisë dhe ka vendosur "arrest me burg" për shtetasit Eris Beqo, Ksandro Pashollari dhe Xhulio Dapellari.
Të tre këta shtetas me anë të shantazhit i morën 17-vjeçares 8000 euro dhe 200.000 lekë .
Ndërkohë, mbetet në kërkim për këtë çështje mbetet shtetasi Kristian Ali, i cili është bashkëpunëtor në ngjarje.