Rikthehen reshjet e borës në qarkun e Korçës.
Intensitet më të lartë të dëborës ka pasur në Qafën e Thanës, në Qafë Pllocc, në Qafë Qarr.
Të gjitha akset nacionale janë të kalueshme por këshillohet përdorimi i gomave dimërore ndërsa në aksin turistik Korccë-Dardhë këshillohet përdorimi i zinxhirëve.
Reshje pritet të ketë gjatë gjithë natës ndërkohë firmat kontraktore janë në terren për të mbajtur hapur të gjitha akset.