Rama ironizon burokracinë e BE/ Kryeministri: Vetëm në Napoli s’ka burokraci, por ne kemi zgjedhur BE

Shqipëria

Rama ironizon burokracinë e BE/ Kryeministri: Vetëm në Napoli s’ka burokraci, por ne kemi zgjedhur BE

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 14:59
Edi Rama

Kryeminstri Edi Rama nuk e fsheh zhgënjimin ndaj Bashkimit Europian për zvarritjen e procesit të integrimit të Shqipërisë në familjen europiane. Rezervat këtë herë i shprehu krah krah ambasadorit Luigi Soreca.

RAMA-Lufta me burokracinë, lufta me afatet, lufta me të gjitha sfidat që kanë projekte ku kërkohet harmonizimi i shumë forcave, është një luftë e përditshme, kudo qoftë, pa dallim, në Tiranë, në Bruksel, kudo.

Vetëm në Napoli nuk ka burokraci, por për momentin ne kemi zgjedhur që të bëhemi pjesë e Bashkimit Europian sipas Brukselit. Mund të vijë dita që ta ndajmë dhe ne mendjen, të themi po bëhemi si Napoli e pastaj Brukseli le të vazhdojë me burokracitë e veta.

Ndryshe nga sa ndodh me procesin e anëtarësimit ndihma e Bashkimit Europian është e pakursyer në grante. Në Krujë Kryeminsitri u kërkoi familjeve të cilat kanë trashënguar nje banese historike të bëhen pjesë e nismës që parashikon kthimin e e tyre në funksion te ekonomisë familjare.

RAMA-Ata do të përfitojnë nga grantet e qeverisë dhe të Komisionit Europian, për të transformuar banesat e vjetra dhe shpesh të pabanuara, në hapësira të një aktiviteti ekonomik që do të krijojnë vetëpunësim, punësim dhe ekonomike për familjet por do të krijojnë vlerë të shtuar për turizmin dhe për ekonominë e zonës.

Granti i BE për rigjallërimin e banesave në zonat historike kap shifrën e 350 mije eurove, ndërsa për resaturimin e muzeut etnografik te Krujes parashikohet një fond prej 500 mije eurosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat