Analisti Ilir Yzeiri e konsideron koalicionin LSI-PDK si ‘Shtëpinë e turpit’.
Sipas tij nëse do të jetë në krye të kësaj “shtëpie” Berisha dhe Meta, liria do të jetë në burg.
Ai shtoi se ky koalicion jo vetëm që nuk do të kapërcejë Bashën, por do të dalë edhe i dëmtuar.
“Ajo është “shtëpia e turpit” të demokracisë dhe lirisë! Nëse liria do të përfaqësohet nga Berisha dhe Meta është një turp! Mendimi im është se ata jo vetëm që nuk do ta kapërcejnë Bashën por do të dalë e dërmuar.
Do të renditen të tretët dhe me një diferencë të ndjeshme me PD e Bashës.”, tha analisti.