Në zonat e ulëta kthjellime dhe në veri borë, si do të jetë moti sot

Shqipëria

Në zonat e ulëta kthjellime dhe në veri borë, si do të jetë moti sot

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 06:43
Foto ilustrim

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të dominojnë në pothuajse në të gjithë vendin gjatë gjithë ditës së mërkurë, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare.

Pritet që vranësirat më të dukshme të jenë në zonat malorë, ku do të mund të sjellin reshje të pakta dhe të izoluara dëborë në zonat veriore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5 gradë celsius deri në 12 gradë celsius

Era do të fryjë lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veri -Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat