Sot është afati i fundit për shembjet te ‘5 Maji’.
Që herët banorët janë grumbulluar për të kundërshtuar aksionin.
Ndërkohë kanë mbërritur forca të shumta policie.
Mësohet se banorëve të ‘5 majit’ në njësinë numër 4, të cilëve do u shëmbet shtëpia, u janë bashkuar për t’i mbështetur edhe banorët e njësisë numër 8. Prej disa kohësh banorët e ‘5 Majit’ në Tiranë kanë kundërshtuar shembjen e shtëpive dhe janë konfrontuar me policinë.