Prezenca e OSBE-së në Shqipëri: Mbështesim zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut

Shqipëria

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri: Mbështesim zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 10:28
Del Monaco

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mbështet zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut. Me anë të një deklarate, ambasadori Del Monaco shprehet se reforma në drejtësi ka arritur progres të jashtëzakonshëm dhe shprehu besimin për rezultate të mëtejshme në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Deklarata:

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i bashkohet deklaratës të Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe të ambasadës së Shteteve të Bashkuara në mbështetje të zgjatjes të mandatit të institucioneve të vetingut.

Duke folur në një takim vjetor strategjik mes Prezencës dhe Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Kryetari i Prezencës, ambasadori Vincenzo Del Monaco, theksoi progresin e jashtëzakonshëm të arritur deri më tani në reformën në drejtësi dhe shprehu besimin e plotë për rezultate të mëtejshme në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Lidhur me zgjatjen e mandatit të institucioneve të vetingut, Ambasadori Del Monaco më tej përsëriti se ai nuk shikon ndonjë plan B apo kthim mbrapa në reformën në drejtësi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat