Saimir Tahiri do ta kryejë dënimin në burgun e Fierit. Kështu ka vendosur Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të mërkurën.
I dënuar nga gjykata me 3 vjet e 4 muaj burgim, ish-ministri i Brendshëm mbahej në paraburgim në burgun 313 në Tiranë.
Më 4 shkurt Gjykata e Posaçme e dënoi Tahirin me 5 vjet burgim për shpërdorim detyre, derisa për shkak të gjykimit të shkurtuar ai do të qëndrojë në qeli 3 vjet e 4 muaj.
Tahiri mund të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë, 45 ditë nga dhënia e këtij vendimi.