Shoferi që përplasi për vdekje dy fëmijët në Durrës, në gjendje të dehur

Shqipëria

Shoferi që përplasi për vdekje dy fëmijët në Durrës, në gjendje të dehur

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 14:47
Foto ilustrim

Dy të mitur humbën jetën në një aksident rrugor mbrëmjen e të martës në Durrës.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë Gjykatës së Apelit në Shkozet. Viktimat, të moshave 13 dhe 15 vjeç, ishin duke lëvizur me një çiklomotor që drejtohej nga nje i aferm i tyre, kur u përplasën me një makinë tip “Ford”.

Nga goditja e fortë humbi jetën në vend fëmija 15-vjeçar, ndërsa mori plagë të shumta në trup shoku i tij 13-vjeçar, i cili ndërroi jetë pak orë më vonë në spital.

Shkak për aksidentin dyshohet se u bë shpejtësia, pasi të dy drejtuesit ishin në gjendje të dehur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat